Apeli vërteton dënimet e sulmuesve që tentuan vrasjen e Ziadin Selës

Maqedonia e Veriut

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka vërtetuar dënimet sulmuesve të Ziadin Selës, natën e 27 prillit në Kuvend, kanë konfirmuar nga gjykata. Ata pas pranimit të aktvendimit do të duhet të vuajnë dënimin.

Gjykatësja deri te Gjykata Themelore e Shkupi 1, Slavica Andreevska, vitin e kaluar të akuzuarit i ka shpallur fajtor pasi që ishte vërtetuar se të njëjtët kishin tentuar të vrisnin deputetin Ziadin Sela.

Sipas aktvendimit, dënimi më i lartë që u shqiptuar ishte 13,6 vite burg i cili iu shqiptua Nikolla Vojminovskit, derisa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski- Toshta do të vuajnë vetëm nga 13 vite burg.

Me nga 10 vjet e 6 muaj burg janë dënuar Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Delov.

Nikolla Vojminovski i cili ishte duke vuajtur dënimin me burgim shtëpiak, ka arritur të arratiset dhe ende është i pakapshëm për organet e rendit.

Për tentim vrasjen e deputetit dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela fillimisht ishin akuzuar 10 persona, mirëpo më pastaj Sasho Senkov është liruar nga akuza, ndërsa të akuzuarit Stojan Pavlevski dhe Cejo Gjorgjievski u është ndryshuar akuza në dhunë, dhe pasi kishin pranuar veprën, të njëjtët ishin dënuar me nga tre vjet burg, gjegjësisht 2 vjet e dy muaj burg.