Lazim Destanin nuk e rrëzon tornadoja dhe jo më portalet maqedonase

Koment nga TetovaSot

Vërtetë është lajm ta liferosh për Lazim Destanin si bartës liste. Por lajm nuk është kur deklaratën e tij nuk e ke askund, është vërtetë lajm për njeriun e sukseseve të propagandosh në emrin e tij, por nuk është lajm që të bësh shpifje në emrin e figurës së tij. Midis të vërtetës për të dhe shpifjes që bëjnë media të caktuara ka një mal dallimesh. Lazim Destani nuk përfiton nga këto trillime që i adresojnë në emër të tij , kinse në burime jo të konfirmuara , por subjektetë caktuara gjithësesi se përfitojnë nga emri i tij, nga bagazhi që ai prej një biznesmeni të madh dhe të suksesshëm, prej një atdhetari dhe një njeriu që refekton pozitivitet. Lazim Destani është shumë më i madh se propaganda që bëhet në emër të tij për kinse negociata me LSDM-në për të qenë bartës liste në zonën numër 6 atje ku bëhet beteja shqiptare dhe ku pala maqedonase don me çdo kusht të përçajë poashtu votën shqiptare edhe ashtu të bërë grimca-grimca.

E para ai kurrë nuk i ka thënë po politikës jo sepse nuk ka mundur por ai është politika vetë . Dhe duke e kuptuar se mund të përfitosh në emrin e tij, del dhe propagandon për të pa e ditur se atij i dëmton emrin, imazhin. Po të dojë Lazimi mund ti përgjigjet kur të dojë politikës, por ai e ka vendin te shqiptarët dhe kombi i tij. Ai mund ta bëjë këtë kur të dojë sië bëri një klub të fuqishëm të cilin e morri nga gremina, thuajse nga zhdukja, e dërgoi deri thuajse në fazën e grupeve në Evropë.

E bëri sepse ai nuk mvaret nga askush, të tjerët mvaren nga ai. Tash të propagandosh në emër të tij, kjo tingëllon e pabesueshme sepse të gjithë do donim ta shihnim atë në politikë por në taborin shqiptarë. Te pala tjetër atë vetëm mund tia dëmtosh prestigjin që ai ka, personalitetin që ai ka dhe mbështetjen që ai e gëzon te shqiptarët. E dyta nëse ai do donte i ka të gjitha forcat për të bërë vetë një parti të fuqishme. E treta mund të ishte e besueshme se Lazim Destani mund t’i bashkangjitej ndonjë subjekti shqiptarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, por që të besosh se Lazim Destani do kandidojë për një subjekt maqedonas si bartës liste në zonën numër 6 , është tmerrësisht e pamundur për t’i besuar.

Do ishte e besueshme nëse liferohet një lajm kur aty është deklarata e vetë njeriut për të cilin përflitet .Por deklarata e tij nuk ndodhet askund dhe kjo të bën të besosh se cfarë nuk janë në gjendje të bëjë politika për t’ia arritur qëllimit qoftë edhe duke përligjur dhe përfolur emra që përfitojnë përmes tyre.

Të bësh propagandë dhe të futësh në lojën politike emrin e një njeriu të suksesshëm vetëm pse dëshiron të marrësh vota në terrenin shqiptarë, kjo është tmerrësisht e pabesueshme. Cfarë është ky tentim me gjithë forcën e gënjeshtrës të përbaltësh figura shqiptare këtë e dijnë vetëm ato qendra të errëta ku servohen informacione që gjithcka kanë përvec burimit, por një gjë dihet se nëse kjo është një shpifje atëherë duhet që të kuptohet qartë një gjë e vetmë: Lazimin nuk e rrëzon tornadoja dhe jo më portalet maqedonase.

Go to top