Kjo vajzë kërkoi të martohej me një burrë të pasur, por përgjigjia e biznesmenit është për tu përgëzuar

Në një botë ku femra gjithmonë e më shumë po kërkon ta fitojë  pavarësinë ndaj meshkujve duke jetuar në barazi me ta, ka akoma nga ato vajza të cilat mendojnë se suksesi dhe paraja në jetë arrihen vetëm nëse martohen me burra të pasur.

Këtë ka menduar një vajzë e cila ka bërë një ofertë martese në rrjetin e saj social, por me disa kërkesa që ajo i konsideronte të arsyeshme.

Fillimisht vajza ka treguar që është shumë e bukur, ka një trup të mrekullueshëm dhe shumë gjëra të tjera pozitive rreth saj. Ajo kërkonte një biznesmen që të martohej, por që të kishte rrogë mujore 500 mijë dollarë në vit. “Do të tregohem e sinqertë në çfarë po them. Unë këtë vit mbush 25 vjeç. Jam shumë e bukur, kam stil dhe shije.

Unë dua të martohem me dikë që ka 500 mijë dollarë rrogë vjetore ose më shumë. Mund të thoni që jam lakmitare, por kërkesa ime nuk është shumë e lartë. A është dikush këtu që fiton 500 mijë dollarë në vit? Apo jeni të gjithë të martuar? Dua t’ju pyes çfarë duhet të bëj për tu martuar me një person të pasur. Më i pasuri me të cilin kam dalë deri tani merrte 250 mijë dollarë në vit, por nuk i plotësonte të gjitha kërkesat e mia.”

Ndërkohë një burrë i pasur, i cili i plotësonte të gjitha “kushtet” e vendosura nga vajza, i jep asaj një përgjigje epike që u pëlqye pothuajse nga të gjithë. “E dashur zonjushë bukuroshe, e kam lexuar postimin tënd me shumë interes. Por dije se ka shumë vajza si ti me kërkesat e tua, pra nuk je e vetmja. Të lutem më lër ta analizoj situatën tënde. Të ardhurat e mia vjetore janë më shumë se 500 mijë dollarë në vit. Nga këndvështrimi i një biznesmeni është vendim i gabuar të martohesh me ty, përgjigja është shumë e thjeshtë, uroj ta kuptosh.

Go to top