Pitoni 5 metra i gjatë hyn në shtëpi, gruaja e filmon (VIDEO)

Një grua nga Australia është tmerruar në mes të natës pasi është zgjuar nga gjumi.

Trina Hibberd, ka parë një piton rreth 5 metër teksa zvarritej në dhomën e ndenjes të shtëpisë së saj, në Queensland të Australisë.

David Goodwin, pasi është njoftuar menjëherë nga Trina, ka vajtur me disa miq të tij duke larguar pitonin nga shtëpia e saj.

Ai tha se ajo ka përjetuar panik, pasi mysafiri i saj i paftuar, zvarritej kudo, mbi kornizat e ngjitura në mur duke vazhduar drejt dhomës së gjumit.

“Sigurisht, është e kuptueshme se Trina ka përjetuar panik sepse nuk ishte një djalë i vogël, por ishte një piton i cili po zvarritej në dhomën e ndenjes. Sapo më lajmëroi i thashë asaj të mbyllte derën deri sa unë me miqtë e mi të shkonim dhe të menaxhonim situatën”,- ka thënë miku i saj David.

Gjarpri mendohet të peshojë rreth 30 kilogramë. Trina zbuloi një postim në facebook, ku pitoni po zvarritej në një çati shtëpie në vitin 2012. Mendohet të jetë i njëjti lloj gjarpri.

Media

Go to top