Konkurrentja proteston, i merr kurorën në skenë fitueses (VIDEO)

Nëse mendoni se bukuria e vërtetë lidhet me temperamentin dhe pamjen e jashtme, atëherë mos e shihni këtë video.

 

Kjo konkurrente u zemërua aq shumë që nuk fitoi konkursin e bukurisë sa që ja hoqi me forcë  kurorën fitueses, dhe e vendosi në kokën e saj.

Por pasi pa drejt audiencës ja dha sërish triumfueses dhe u largua.

Incidenti turpërues është filmuar gjatë kompeticionit vjetor në qytetin Neiva të Kolumbisë.

Juria zgjodhi si fituese studenten 20 vjeçare të juridikut, Valentina Bonilla Neira, e cila u nderua me çmimin “Mbrtëresha Kombëtare Bambuco”, sipas një rryme muzikore tradicionale kolumbiane.

Media

Go to top