Si t’i zhdukësh rrudhat e këmishës me një truk shumë të thjeshtë

Në një botë të pastër dhe perfekte, ne do të ishim në gjendje të zgjoheshim herët në mëngjes, do të hapnim dollapin dhe të zgjidhnim mes shumëllojshmërisë së këmishëve, pantallonave, fundeve e veshjeve të tjera që duam.

Në realitet, 90 për qind e këmishëve janë të rrudhosura në pjesën më të madhe të kohës dhe nëse nuk kemi bërë plan për t’i hekurosur një natë më parë, mundësitë janë zero për të veshur këmishën që preferon (pa e marrë parasysh kohën e kafes).

Megjithatë, nuk ka vend për dëshpërim. Ka një truk që zgjat vetëm pak sekonda dhe që do t’i zhdukë menjëherë rrudhat. Kërkon vetëm pak përpjekje… ose aspak. Kjo nuk ka të bëjë as me hekurosjen apo me ujin që, me gjasë, shtrin rrudhat në këmishë.

kemisha

Ke një varëse ku vendos peshqirin në tualet? Perfekt! Thjeshtë vendose këmishën në një varëse rrobash dhe vare në vendin e peshqirit. Pastaj hap maksimumin e ujit të nxehtë 1 deri në 2 minuta që banja të mbushet me avull. Pas kësaj, vendose ujin në temperaturën që do dhe mbaje këmishën aty derisa të kesh mbaruar dushin.

Kur të kesh mbaruar rutinën e mëngjesit, pastrim, larje, make up, do të surprizohesh kur të shohësh se rrudhat në këmishë janë zhdukur vetëm me disa sekonda “mundim”.

Nëse ka mbetur ende ndonjë rrudhë kokëfortë duke të dështuar punën, provo ta zhdukësh me piastër me një ose dy herë të kaluar. Kështu, vret edhe dy zogj me një gur.

Go to top