Ky është vendi më i ftohtë në botë (Foto)

Shumë prej nesh ankohen për ditë të ftohta gjatë muajve të dimrit, por çfarë do të thoshin banorët e fshatit Oymyakon për nivelin e temperaturave që arrijnë atje.

Në muajin janar temperatura mesatare është -50 gradë celsius në fshatin rus, duke e bërë atë vendin më të ftohtë të banuar në tokë.

Temperatura rekord në këtë vend është regjistruar -71.2 gradë celsius. Oymyakon ka rreth 500 banorë që përdorin djegien e druve për ngrohje.

Fshati është rreth 750 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës lëviz nga 3 orë në dhjetor dhe 21 orë gjatë verës, transmeton tch.

Pavarësisht dimrave të acartë, në muajt e verës temperaturat mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta.

Go to top