Tronditet Maqedonia: Burri në mërgim, nusja mbetet shtatzënë me vjehrrin

Burri ka shkuar për punë në mërgim, kurse gruaja e tij e ka tradhtuar me vhjehrrin (babain e burrit) dhe i ka lindur fëmijë.

 

Kjo ka ndodhur në një fshat afër qytetit Negotinë në Maqedoninë lindore, ku babai dhe djali i tij jetojnë si fqinjë të parë. Përveç djalit me gruan e të cilit ka pasur aferë, vjehrri ka pasur edhe fëmijë tjerë nga një martesë tjetër, shkruajnë mediumet maqedonase, transmeton “Lajm”.

Djali i tij ishte martuara para disa viteve, duke bë dasmë të madhe dhe e ka sjellë nusen në shtëpinë e sapondërtuar. Pas disa muajve nusja ka lindur një fëmijë mashkull. Bashkëshorti është kthyer nga mërgimi, me plan që nusen bashkë me fëmijë t’i marrë me veti në mërgim. Mirëpo derisa ai ka punuar jashtë vendit, nusja është afruar me vjehrrin dhe kjo lidhje ka shkuar më larg se sa është normale. Gruaja ka kërkuar divorc dhe ka filluar jetë të përbashkët me vjehrrin.

Ajo i ka treguar burrit se nuk e don më dhe se është dashuruar te babai i tij. Pas divorcit, djali është kthyer në mërgim, kurse djalin e vogël e ka lënë te gjyshja. Nusja dhe vjehrri kanë blerë një tjetër shtëpi, afër shtëpisë ku jeton fëmija, shkruajnë mediumet maqedonase, pa dhënë detaje për identitetin e personave.

Go to top