Rrahën mes vete me ” sëpata”

Dje në Gjilan ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve , të cilët gjatë rrahjes kanë përdorur mjete të forta dhe sëpatë raporton Policia e Kosovës.

 

Si pasojë e rrahjes dy nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Go to top