Aksident i rëndë në Xhepçisht të Tetovës, përplasen katër automjete, dy të plagosur

Në një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë në hyrje të fshatit Xhepçisht, kanë mbetur të plagusur dy persona.

 

Siç mëson TetovaSot, në aksident janë përfshirë katër automjete, edhe atë një furgon Ford Transit, makina Audi, Passat dhe një makinë e tipit BMW.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transferuar me një automjet në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe po mbahen për trajtim mjekësor të mëtejshëm, raporton TetovaSot.

Ekipi policor ka dal në vend ngjarje dhe po heton rastin./TetovaSot/

Go to top