Dhunë familjare në Gostivar, burri rrah gruan e tij

28 vjeçarja A.S nga Sallareva e Tetovës, mbrëmë gjysmë ore pas mesnate, ka raportuar dhunë në familje në shtëpinë e tyre në Gostivar që e kishte kryer buri i saj 37-vjeçar F.I, njofton SPB-Tetovë.

 

Në dhomën e gjumit ku flinte së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, burri i saj F.I me të cilin ka jetuar gati 10 vjet por e pamartuar, së pari kanë filluar të argumentojnë me A.S, dhe me zë të lartë ka nisur të thërrasë dhe pastaj e ka kapur për flokë dhe e ka goditur me grushte në kokë. Në momentin e ngjarjes kanë ndërhyrë dy të afërmit për t’i ndarë ato, dhe pastaj F.I nga kuzhina mori një kunj druri dhe e ka hedhur drejt tyre, duke goditur ata mbi kokat dhe trupat e tyre, transmeton TetovaSot.

Menjëherë pas raportimit, F.I është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë së Gostivarit, ndërsa A.S kërkoi ndjekjen penale, duke shpjeguar për punonjësit e policisë që disa kohë është abozuar mendërisht dhe fizikisht dhe nuk mendoj më shumë për të jetuar me të./TetovaSot/

Go to top