Kapet me drogë, arrestohet shqiptarja 25-vjeçare

Policia italiane e  Teramos ka vënë në pranga një 25-vjeçare shqiptare të kapur me 120 gr kokainë.

25-vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ishte bauese në Marino, provincë e kryeqytetit italian.

Në momentin e ndalimit vajza ka shfaqur panik, gjë e cila ka shtyrë efektivët e policisë për kontroll më të imtësishëm.

Policia e ka gjetur të fshehur drogën në çantën e së resë.

120 gr kokainë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Go to top