Rrahin nënën e motrën, arrestohen babë e bir. Ja kush janë

Rrahin nënën dhe motrën, arrestohen babë e bir. Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë Përmet, ndërsa policia tha se dy të arrestuarit akuzohen për “Dhunë në familje”.

 

Të arrestuarit janë:

Lefter Zoto,  55 vjeç, banues në Këlcyrë.

Kozma Zoto, 20 vjeç, banues në Këlcyrë.

Këta dy persona pas një konflikti në familje, babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M. Z , 40 vjeçe.

Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K. Z., 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim”.

Go to top