Vjedhje në Veshallë të Tetovës, vidhet bizhuteri ari në vlerë prej 4000 euro

30 vjeçari M.B nga Tetova, dje mbrëma ka raportuar se persona të panjohur me datën 19 të këtij muaji rreth orës 18 në mënyrë të pa vërtetuar nga shtëpia e tezes së tij HK (40) në Veshalë janë vjedhur stoli arit, transmeton TetovaSot.

Në bazë të dëshmisë së H.Q bizhuteria e arit është mbajtur në një dollap në dhomë në katin e dytë të shtëpisë, i cili në atë kohë ishte e pambyllur. Vlera e stolisë së  arit të konfiskuar sipas H.Q është vlerësuar në rreth 4,000 euro.

Janë ndërmarr të gjitha masat dhe aktivitetet për të sqaruar rastin dhe kapjen e autorëve./TetovaSot/

Go to top