Tetovë: Një burrë i armatosur sulmoi dy persona nga Sllatina në një restorant

Në një restorant në fshatin Bogovinë të Tetovës, dy banorë nga Sllatina janë sulmuar.

Sipas MPB-së, 29 vjeçari F.I. dhe 36 vjeçari I.H. nga fshati Sllatinë mbrëmë rreth 3:50 kanë denoncuar se rreth orës 02:30, ndërsa ata ishin në restorant në një kohë në tavolinën e tyre ka ardhur 32-vjeçari N.SH. dhe u ka drejtuar pistoletën ndaj tyre. Më pas edhe fizikisht e ka sulmuar F.I. i cili mori disa lëndime në kokë dhe në këmbë, transmeton TetovaSot.

I dyshuari u arrestua në stacionin policor në Tetovë, dhe arma nuk i është gjetur.

Është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe po merren masat për zgjidhjen e rastit.

Go to top