Qëllohet me thikë deputetja laburiste në Britani të Madhe

Deputetja laburiste është qëlluar dy herë me thikë në rrugë. Jo Cox ishte duke mbajtur një fjalim në Birstall, pranë Leeds kur një përleshje nisi mes dy burrave.

 

Incidenti shokues ndodhi në afërsi të bibliotekës së qytetit, ku politikania 41-vjeçare u godit dy herë me thikë.  Dëshmitarët që e panë incidentin tronditës, thanë se nëna e dy fëmijëve “u la në trotuar me gjakderdhje”.

Ajo u dërgua në spital e Leeds, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Hichem Ben Abdallah, një punonjës afër zonës tha se pa një grumbull njerëzish që bërtisnin dhe më pas vëreu gruan e shtrirë në tokë. Agresori u largua i qetë nga vendngjarja dhe askush nuk tentoi ta ndalojë.

Go to top