Ambasadori francez: Euro 2016 ndryshoi imazhin e Shqipërisë

I pranishëm në prezantimin e projektit “Integrimi i gruas në tregun e punës” në Berat,

ambasadori i Francës në vendin tonë, Bernard Fitoussi ka nënvizuar se Kampionati Europian 2016 ndryshoi imazhin e Shqipërisë nëpër botë.

“Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozëria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pamë disa ditë më parë.

Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës.

Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozëri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekullueshëm”, tha Fitoussi.

Go to top