Ish selefsiti gjerman: Selefistët ishin të varur nga faqet pornografike dhe shumica shkonin në bordello

Dominic Musa Schmitz është një i ri gjerman, që dikur u konvertua në musliman, por në fakt u bë pjesë e selefistëve ekstremist.

Ai është parë në foto edhe me imamin kontravers Piere Vogel, informon botasot.info.

Pasi ka dalur nga rruga e tyre, ai tani ka treguar jetën e tij si “ish selefsit,” në librin me titull: Unë isha një selefist: Koha ime me botën paralele islame.”

Në intervistën e dhënë për librin e tij në «huffingtonpost.de», ai tregon botën rinore dhe jetën si selefist. “Nuk mund të jetoja në dy botëkuptime të ndryshme,” thotë ai. “Por shumë selefist, luftën kundër epshit dhe marrëdhënieve seksuale e kishin farsë. Pas shumë prej tyre ishin të varur nga faqet pornografike,” thotë Schmitz për të rinjtë selefistë dhe ish shokët e tij të dikurshëm.

Në fund ai shton se shumë prej selefistëve, bile edhe shkonin regullisht në bordello me femra. Kjo ishte jeta e tyre paralele.

Go to top