Bezak: Kriza në Maqedoni po zgjat së tepërmi

Kriza po zgjat shumë. Pajtohem me tezën se bëhet fjalë për spirale të krizave dhe secila po është më e thellë se tjetra.

Kësaj duhet që t`i vihet fund, pasi që ka pasoja negative për shtetin dhe jetën e qytetarëve, si dhe procesit për integrimit të shtetit tuaj në BE. Politikanët vijnë dhe shkojnë, por shteti dhe qytetarët ngelin, vlerësoi Martin Bezak, ambasadori i Republikës së Sllovakisë që nga 1 korriku mori drejtimin e Këshillit të BE-së, transmeton TetovaSot.

Sipas tij, disa pasoja negative nga kriza tashmë janë të dukshme dhe prezente.

“Sinjali i parë ishte se për vendin tuaj diskutohej në Këshillin e BE-së për politikë të jashtme dhe kjo është sinjal, pasi që tema e zgjerimit të BE-së sipas rregullit diskutohet në Këshillin e BE-së për punë të përgjithshme, përderisa Këshilli i BE-së për politikën e jashtme debaton për tema si konflikti në Lindjen e Mesme, programit atomik iranian, Afrika subsahariane. D.m.th., kjo është tashmë sinjali i parë. Sinjali i dytë sapo erdhi, dhe ajo është suspendim i një pjese të mjeteve financiare nga fondi për ndihmë, IPA fond. “, deklaroi Bezak./TetovaSot/

Go to top