E pranon Merkel: Gjermania bëri gabime rreth refugjatëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pranoi se Gjermania ka reaguar shumë vonë ndaj provave bindëse për një krizë refugjatësh.



Në një intervistë të botuar sot nga gazeta “Sueddeutsche Zeitung”, Merkel tha se “vetë gjermanët e kishin injoruar për një kohë të gjatë këtë problem”.

“Në vitin 2004 dhe 2005 ka pasur një numër të madh refugjatësh, por ne ia lamë përgjegjësinë Spanjës dhe vendeve të tjera të kufirit të jashtëm për t’u marrë me këtë problem”, tha Merkel.

“Pas shumë refugjatësh që ne morën gjatë luftës në ish-Jugosllavi, Gjermania ishte mjaft e lumtur që ishin të tjerët të cilët e menaxhuan këtë çështje”, shtoi ajo, transmeton atsh.

Intervista u botua një vit pasi Merkel tha frazën e famshme “Ne mund të ia dalim” në lidhje me krizën e refugjatëve.

Gjermania mori  1,1 milionë refugjatë në 2015.

“Gjermania do të mbetet  Gjermani me çdo gjë që është e dashur për ne”, tha kancelarja për gazetën.

Go to top