Eurodeputeti godet politikanët në Maqedoni: Gjeni avokatë të mirë!

“Disa politikanëve në Maqedoni veçmë u kam rekomanduar të gjejnë avokatë të mirë”, ka deklaruar eurodeputeti Ivo Vajgël, në një takim në Bruksel, me përfaqësues të mediumeve dhe të shoqërisë civile nga Maqedonia.


Vajgël e ka dhënë këtë deklaratë, duke komentuar punën e PSP-së dhe vendimin e Kuvendit që të mos vazhdojë mandatin e këtij institucioni, shkruan Gazeta Lajm.
“Mosvazhdimi i mandatit të PSP-së do të ndikojë në hapjen e hetimeve të reja, mirëpo hetimet që veçmë janë hapur, do të vazhdojnë”, theksoi Hovit, sipas të cilit PSP edhe përkundër kritikave të një pjese të deputetëve, është institucion transparent që nuk bën selektime.


Ai ka thënë se më 11 dhjetor do të ketë zgjedhje në Maqedoni, kurse duke komentuar vlerësimin e përfaqësuesve të Organizatës “Civil” se VMRO-DPMNE nuk po përgatitet për zgjedhje dhe se mund të ketë prolongim të ri, Vajgëll ka thënë se ndoshta e kanë kuptuar se do t’i humbin zgjedhjet.

Go to top