Presidentja kroate i përgjigjet Vuçiqit: Harrojeni BE’në pa i përmbushur kriteret

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq i është kundërpërgjigjur Serbisë për akuzat ndaj Kroacisë “lidhur me bllokimin e rrugës së saj drejt integrimit në BE”.

Ajo tha se të gjitha vendet që duan të bëhen anëtarë të BE-së duhet të plotësojnë kriteret dhe se pse edhe Serbia të mos e bëjë një gjë të tillë.

Kitaroviq komentoi “bllokadën” e Kapitullit 26 të Serbisë, duke thënë se në qoftë se një vend dëshiron të jetë anëtar i BE-së duhet të kalojë të njëjta faza si çdo shtet tjetër anëtarë.

“Kroacisë iu desh të përmbushur të gjitha kriteret, kemi pasur shumë vështirësi, ishin bllokada të cilat ne i konsideronim të padrejta, por në këtë rast ato ishin kritere që duhej mbushur. Unë nuk shoh se pse Serbia nuk është në gjendje të përmbushur kriteret e saja”, tha Kitaroviq.

Presidentja kroate, ka thënë se deklarata, e cila është nënshkruar verën e kaluar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq ishte “dora e shtrirë” për Serbinë, ku më pas Kroacia do të ishte partnere që ajo të hyjë në BE.

“Kjo deklaratë nënkupton se Serbia do të kujdesej për pakicën kroate, por edhe për të përmbushur kriteret”, tha Kitaroviq, raportojnë mediat kroate.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq mbrëmë në mënyrë demonstrative ka lënë Brukselin pasi nuk arriti të bindë shtetet anëtare t’i dhënë pëlqimin e tyre për hapjen e tre kapitujve në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Go to top