Mërgimtarët me porosi për politikanët e Maqedonisë: Bëni rrogat 500 euro të gjithë kthehemi

Pagat e ulëta dhe të parregullta, papunësia e madhe dhe partizimi si dhe largimi i institucioneve nga qytetarët janë arsyet kryesore për shkak të së cilës 20 % nga popullata në Regjionin Lindor kanë ikur jashtë vendit, transmeton Almakos.

Këto janë të dhënat e fundit nga hulumtimi që e realizoi shoqata INI-Iniciativa e intelektualëve të pa punë nga Vinica, në korniza të projektin “Aktualizimi i migracionit dhe emigracionit nga komunat Vinicë, Zrnovci dhe Ceshinovo-Obleshevo” e që realizohej me përkrahjen e Civica mobilitas.

Në pres konferencë janë bërë publike rezultatet nga anketa e realizuar sipas të cilës edhe pse shumica e të shpërngulurve para se të ikin kanë qenë të punësuar, për shkak të pagave të vogla, presioneve dhe diskriminimit në vendin e punës është dashur që të emigrojnë.

Megjithatë, një pjesë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë që të kthehen nëse paga mesatare arrin 500 euro për të punësuar, ndërsa organet e pushteti i plotësojnë disa kushte./Almakos/

Go to top