Lajm i keq! Shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon deklaron se do të shtyhet votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

“Është shtyrë votimi për udhëtim të lirë pa viza për Kosovën për shtator. Votimi, në masë të madhe, varet nga ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Main e Zi”, ka shkruar evrodeputetja, Tanja Fajon, në një postim në rrjetin Twitter.

Aktualisht, nuk është e qartë se kur do të mund të ratifikohej Marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës, meqë ajo kundërshtohet nga partitë opozitare.

Po ashtu, kundër kësaj marrëveshjeje janë shprehur edhe disa anëtarë të Kuvendit të Kosovës nga partitë e koalicionit qeverisës, LDK dhe PDK.

Go to top