Mbi 100 dëshmitarë në gjyqin ndaj Frrokut, mes tyre edhe Tom Doshi

Rreth 110 dëshmitarë pritet të japin deklarimet e tyre në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasje, pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm.

 

Nga raportimet mësohet se, 12 dëshmitarë janë kërkuar nga Prokuroria ndërsa pjesa tjetër nga avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi, gjatë seancës së kësaj të marte.

Një pjesë e konsiderueshme e dëshmitarëve janë shtetas belg, të cilët sipas avokatit të Frrokut, kanë dijeni mbi vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë.

Në listën e dëshmitarëve është dhe deputeti Tom Doshi, i cili, sipas prokurorisë, do të pyetet në lidhje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm që rëndon ndaj Frrokut.

Frrokut akuzohet ndër të tjera edhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, 17 vite më parë.

Go to top