As Ramazani s’i ndal kosovarët të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar

Pavarësisht se është muaji i Ramazanit, numri i banorëve të Kosovës që duan të kalojnë fundjavën në Shqipëri, është rritur ndjeshëm, gjë që është vërejtur këtë fundjavë në doganën e Morinës.

 

Dyndja e pushuesve kosovarë ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së temperaturave, çka favorizon kalimin e pushimeve në bregdetin shqiptar, raporton KP.

Fluksi është konstatuar që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në pikën e kalimit kufitar të Morinit dhe në Rrugën e Kombit ku automjete dhe autobusë me pushues kosovarë i janë drejtuar bregdetit.

Nuk ka pasur radhë në kufi pasi në pikën e Morinës është kaluar pa asnjë kontroll, pas verifikimit nga pala kosovare.

Sipas punonjësve të doganës së Morinës, mëngjesi i sotëm shënoi fluksin e parë të pushuesve kosovarë dhe në ditët në vijim dyndja pritet të jetë edhe më e madhe.

Go to top