Asgjësohen parcela me kanabis në 5 qytete të Shqipërisë

Mbi 11 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar me anë të djegies nga policia në kuadër të operacioneve antikanabis në disa qytete.

Kanabisi është mbjellë në bahçe, apo një tokë të pyllëzuar. Operacionet antikanabis u ndërmorën në Gjirokastër, Këlcyrë, Elbasan,  Krujë dhe Sarandë.

Vetëm në Elbasan dhe në Gjirokastër policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarit si kultivues të kanabisit.

Në Gjirokastër 333 rrënjë kanabis ishin kultivuar në baçen e një banese në fshatin “Arshi Lengo”. Policia arrestoi Redon Hoxhaj, 20 vjeç

Në Këlcyrë janë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike , në vendin e quajtur “Konoshtin” , në fshatin Gerdas. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Në Elbasan u asgjësohen 170 rrënjë bimë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas: Behar Haka, 39 vjeç, banues në fshatin Farkë Tiranë. Gentjan Bërdufi, 28 vjeç, banues në fshatin Pashtresh Elbasan, Olsi Shahollari, 38 vjeç, banues në Tiranë, Sajmir Bërdufi, 27 vjeç, banues fshatin Gjinar Elbasan.

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi, në fshatin Pashtresh Elbasan, në vendin e quajtur “Mali i Bigës”, në një tokë të pyllëzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë mbjellë 170 bimë narkotike të dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”informon policia

Në Krujë në fshatin Kurcaj dhe  Bret u arrstuan rreth 1320 bimë të dyshuara si kanabis sativa.  Gjithashtu,  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri tip pushkë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në Sarandë  Policia ka asgjësuar 8 parcela me 2384 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”. Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë dhe në gota plastike nëpër zonat e pyllëzuara pranë fshatrave Perdhikal dhe Karroq, me lartësi deri në 50 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

/Oranews.tv/

Go to top