Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Rama: Nuk është hera e parë që ndodh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot skandalin në kopshtin privat “Dieren” ku një fëmijë trevjeçar dhunohej barbarisht nga administratorja Anjeza Shabani.

 

Kryeministri tha se trajtimi barbar ka ndodhur në një kopësht illegal, e kjo sipas tij nuk është hera e parë që ndodh, por ishte hera e parë që rasti u bë publik.

“Kopështi ilegal, një fëmijë trajtohej barbarisht. Nuk ndodhin sot për herë të pare, për herë të parë dalin në sytë e publikut. Shume nga gjërat që ndodhin sot janë më vizibël”,- ka thënë ai.

Go to top