Nënë e bir humbën të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj për t’i gjetur

Josila Doçi, 24-vjeçe dhe i biri i saj, 4-vjeçari Leonel Doçi kanë humbur kontaktet me familjen ditën e shtunë.

Ka qenë data 6 gusht kur nënë e bir janë parë për herë të fundit nga familjarët e tyre dhe më pas janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Babai i Josilës ka bërë denoncimin në polici, por deri në këto momente, edhe pse kanë kaluar thuajse dy ditë, ende nuk dihet asnjë gjë për fatin e vajzës dhe Leonelit të vogël.

 

Familjarët shprehen se ata janë larguar nga fshati Luz i Fushë Krujës në drejtim të paditur. Djali ka një shenjë të djegur në dorën e majtë. Sipas të afërmve, Josilën e ka keqtrajtuar bashkëshorti, por ajo nuk dilte shumë shpesh nga banesa.

Nëse dikush i shikon ose ka ndonjë informacion për ta, të kontaktojnë në numrat 068640744 dhe 0692788846. Janë numrat e kontaktit që familjarët e Josilës dhe Leonelit kanë vënë në dispozicion për këdo që mund të ketë informacion

Go to top