Tahiri letër Interpol­it: Anuloni ndalimin e Haradinajt

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhër­arrestit ndërkombëtar për Ramush Haradinajn.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që unë drejtoj, të shpreh konsideratën më të lartë për punën tuaj si dhe t’ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer më Policinë e Shtetit shqiptar gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, kam ndjekur me shqetësim të madh arrestimin e ish­Kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës kundër gjenocidit serb, z. Ramush Haradinaj, në Paris më datë 4 janar 2017, në zbatim të një Urdhër Arresti të INTERPOL­it”, shkruan ministri.

Ai ka shtuar se ndalimi i ish­kryeministrit të Kosovës cenon parimet e drejtësisë penale, shkruan gazeta Shekulli.

“Haradinaj, subjekt i këtij Urdhër Arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish­Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombëtar i posaçëm që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë penale. Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshtim të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe, në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, vë në dukje Tahiri.

Numri një i Ministrisë së Brendshme vlerëson se urdhër­arresti ka problem formale dhe proceduriale. Saimir Tahiri thekson se urdhër­arresti ndaj Haradinajt është lëshuar nga një shtet që nuk ekziston më, siç është Serbia dhe Mali i Zi.

Go to top