‘Forca e ligjit’, ja mesazhi i Fatmir Xhafajt për policinë e Fierit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar në lidhje me operacionin policor të ndërmarrë në Fier, ku u arretuian 3 shtetas në kuadër të asaj që është pagëzxuar si “Forca e Ligjit”. Xhafaj shkruan në rrjetet sociale se kjo ishte goditja e parë e operacionit ‘Forca e Ligjit”.

“Në Fier u realizua goditja e parë e ForcaELigjit: Një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”, shkruan Xhafaj në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme policia e Fierit bëri me dije se në kuadër të operacionit “Grand” u arrestuan 3 shtetas, anëtarë një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimeve”.

Go to top