Buzhalla e Robelli harruan solidaritetin e shqiptarëve të Maqedonisë me Kosovën

Fejzi HAJDARI


Pas leximit të reagimeve publike me frymë meskine nga Berat Buzhalla, Qani Mehmeti dhe Enver Robelli, nuk mund të heq mendjen dilemen se ç’do të ndodhte nëse edhe shqiptaret e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës, do reagonin ne te njëjtën mënyrë ndaj vrasjeve te fëmijëve ne Kosove ne vitet ’90ta. Pra, te tregonin “urtësi politike dhe fryme tolerance”, duke ftuar ne qetësi qytetaret e Kosovës, qe te mos bien pre e manipulimeve mediatike për shqetësim te popullit, nga “raste krimi ordiner”.

Ta lëmë anësh faktin që qëndrimet e tyre janë tërësisht në kundershtim me parimet e gazetarisë hulumtuese dhe raportimit nga vend-ngjarja dhe konsiderimi i kontekstit të gjërë të gjendjes, ta lëmë anësh frigën intelektuale per reflektim te sinqertë dhe pergjegjshem, irriton tejmase lehtësia e padurueshme e konstatimeve, se vrasja e një femiu nuk mund te ketë konotacion politik. Qe, per habi, eshte ne perputhshmeri absolute me qendrimin relativizues te imponuar nga mediat jo-Shqiptare ne Maqedoni. Do të ishte rastesi, po të mos ishte shtytje per reflektim per prapavijat e mundshme qe shpien drejtë ketij koordinimi sistematik te manipulimit.
Ne fakt, opinionimi (jo informimi) mbi rastin, na detyron te shpalosim ca dyshime dhe mendime, mbi shkaqet qe sollen deri tek ky shperthim i moderimit ekstrem, kur behet fjalë per “incidente” tragjike, mbi super e Shqiptareve te Kumanoves.

Por ja, si duket kanë ndryshuar kohërat, ndërsa Shqiptaret e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës, askush nuk i ka njoftuar se euforia e: “bashkimi bene fuqinë”, është zëvendësuar me të famshmen famshme” “Kalova Drinin, nanën samarit!”. E cila, mbase nuk mjafton për te fshirë nga supet barrën e së vërtetës së tabuizuar që pavarësia e Kosovës solli mirëqenie për klasën e post-patriotizmit Kosovare dhe fatura goxha te shtrenjta për tu paguar nga Shqiptaret e Maqedonise dhe Luginës së Preshevës. Po këta Shqiptarë qe sot qerasen nga vellezerit demo-krishterë nga Zvicra te vëllezërve demo-islamikë nga Kosova dhe Shqiperia. Si dy ftyra te kacafytura te se njejtes medalje profiteriste dhe esencialisht poshteruese per vet frymen te cilen na bindin se e mbrojne.

Po së paku te tregonin nje çik mirekuptimi per ne. Po të mos ishim ne, nacionalistët atavistë jashtë Kosove, me kend do të krahasonin te tyrat “vlera qytetare”? Anadolli i poshtëron, e Vatikani i injoron. Pra, krahas faturave te pavaresise, tani Shqiptaret e Maqedonisë duhet te ndeshkojne veten ne vaj, e lot, para demo-krishtereve te frustruar nga Zvicra, qe nuk ngurojne te drejtojne gishtin alarmues ndaj gjithë–gjithë, ore! – nje populli te veshur me njollën “islamistë”, por kontoja tek demo-krishterizmi Merkelian, nuk i lejon te sheh kuislingët anti-Shqiptarë që janë instaluar në zyrat e tyre partiake diku në afërsi të Tetovës (në Reçicë), biznes-islamistët mes partise me kombetare Kosovare, lumin e Tironasve ne falje namazi nen diktat sheikesh nga Arabia.

Te mos folim per inteligjencen (sic!) Prishtinase, qe ne secilin shqiptarë nga Maqedonia, detektojne islamizmin, por nuk e verjene te ulurin çuç ne kabinetin “kombëtar”, nen siglen e poshteruar te UÇK-së. Tragjedite, vertet trondisin, por mes dhimbjes lind edhe kendjellja dhe vetedijesimi per gjendjen, per brengosjet njerezore dhe vellazerit nga interesi mes kriminogenet politik e mediatik andej-kendej gardheve. Shqiptaret e Maqedonise dhe Luginës së Presheves ne kete kendjellje se brengosjet njerezore per gjendjen e tyre ende do e gjejne ne po ato lagje dhe fshatra Kosove qe, sikur ata, ende paguajne faturat e gjakut te pavaresise, por edhe te ruhen nga vellazerit nga interesi mes kriminelet e politikes se vet me ate te Prishtines se kaperdhire ne “elitizem machiato”.

Mbase kjo eshte arsyeja pse “moderimet” e tyre nuk pinë uje më tek lexuesi rendomtë, por i konsideron si shperthime paniku per stuhin qe germon nga pas maleve, ne horizontin e perafertë. Prandaj, ne jemi vertet c’do gje që na thoni, por se paku nuk jemi bërë ende gazi i botes, ne te cilen mendoni se keni ikur dhe shpëtuar nga ne.

Go to top