Është kohë kapitalizmi, brekët ulen më shpejt se sa ngrihet mendja

Nga I.N



U ula te shkruaj disa rreshta. Dua te bej nje thirrje, por s’di kujt. Ketu te gjithe jane te shurdher. Duke filluar qe nga prinderit, te cilet harrojne qe kane femije. Pergjegjesia e tyre eshte me poshte se zero, lere me kerkesa e llogarise dhe eduakata familjare, e cila nuk ekziston me si koncept.

Duke kaluar te femijet (te rinjte), te cilet i kenaqen pasurise se prinderve duke mos punuar asnje dite te vetme ne jete. Duke shetitur te gjithe club-et e Tiranes e duke shitur pordhe larte e poshte me leke te prinderve. Madje me makina luksoze e me smartphon-a te fundit i bejne karshillik te gjitheve, atyre qe kane dhe atyre qe nuk kane.

I shajne ata qe nuk kane, i ofendojne sepse deliri i tyre i madheshtise fillon nga hija e prinderise. Vajzat genjehen. Iu “sulen” te pasurve, te lyera, te fryra, te manikinizuara, per te pasur edhe ato. Gjithcka duket aq e thjeshte. Madje ato shpesh bien pre e barkderrave dhe kokerrjepurve per te pasur nje iPhone te dhjere.

Behen dashnoret e tyre. Ndajne edhe familje. Lene edhe femije jetime me babe gjalle. Nuk iu ben fare pershtypje, sepse eshte kohe kapitalizmi dhe breket ulen me shpejt se sa mund te ngrihet mendja. Ne fillim behen me iPhone, pastaj me makine, pastaj me shtepi, por ne fund mbeten injorante, sa te gjithe mund te tallen me to. Behen lecka te perdorshme aq lehte, madje disa edhe nje perdorimshe fare.

Por jeta e bllokut te terheq aq shume dhe nuk ka asgje me te bukur se sa te shesesh pordhe ne ate hale injorantesh dembela. Gjithcka, per te cilen jetojne eshte fama mes te perdalash dhe te fortesh pa breke ne bythe e ma familje te shkaterruar. Duke vazhduar te shteti, i cili hap shkolla ku japin mesim te paarsimuarit.

Ata te cilet edhe shkollen e tyre e kane marre ne privat duke shitur lopet e delet, perseri te babait. Madje edhe ajo qe e drejton institucionin me te larte te arsimit te ketij vendi ka marre nje diplome ne nje universitet te tille, por nuk e di se cfare ka shitur i ati. Nje katrahure dhe nje shoqeri e degarduar e etur nga mungesa e informacionit. Nje karvan qe ecen me sy mbyllur drejt nje grope muti.

Go to top