Për çfarë ideologjie po fliste Aliu sot?

Vigjilent Leka

Teksa dëgjoja fjalimin e tij para rinistëve ai theks të veçantë i dha ideologjisë së tij dhe “vizionit” për të ardhmen. Botërisht dihet se Aliu është i rritur politikisht nga një ideologji Marksist-Leniniste e LPK-së të cilën ende e zbaton me përpikmëri nën petkun e një neo-libarali të moderuar sepse ai vlerëson se ashtu e kërkon momenti.

Ai bashkë me klikën e tij ende e llogarisin veten si një klasë sunduese që si term marksist tregon një klasë e cila dominon klasat tjera dhe shoqërinë, me anë të cilësisë së zotërimit të pasurisë publike. Këtë ata e kanë dëshmuar edhe në praktikë me shumë shembuj konkret ku nga hiçi kanë krijuar oligarkë të fuqishëm që për synim kanë pasurimin e tyre dhe të rrethit vicioz. Simotra e LPK-së, e transformuar nën logon BDI, në të kaluarën e afërt për model kishin Enver Hoxhën dhe Stalinin.

Se ku arriti teoria dhe sundimi i atyre dy figurave u pa më herët, por e keqja është se lanë pas vetes edhe shumë idhujtarë. Sipas këtyre teorive të marksist-leninistëve pushteti politik s’mund të kuptohet sipas të drejtave elektorale ose sipas aftësisë që kanë grupet për të artikuluar interesat e tyre duke bërë lobim apo fushatë. Por në një nivel më të thellë, pushteti politik pasqyron shpërndarjen e pushtetit ekonomik dhe në veçanti, zotërimin e pabarabartë të pasurisë prodhuese.

Funksionerët e Bashkimit Demokratik për integrim e kanë zbatuar më së miri këtë teori, sidomos me skandalet e fundit që po dalin në shesh, ku shihet jeta luksoze e tyre me paratë publike, udhetimet dhe avanturat e tyre që kapin shifra marramendëse.

Kjo bëhet edhe më e rëndë kur kemi parasysh gjendjen e mjerueshme gati në varferi të skejshme ku jeton populli i pashpresë. Me gjithë respektin për ata rinistë që shumë prej tyre i kam miq dhe i uroj për arritjet e tyre por kryetari juaj sot ju dha shumë shembuj të mbrapsht, që ju po të veproni me racio të shëndoshë nuk duhet ti ndiqni.

Go to top