Nënat shqiptare-identike me ato spartane

Shkruan: Prof.Dr Vebi Xhemaili

Nënat shqiptare nuk falin ata që tradhtojnë çështjen. Nënat shqiptare për ka heroizmi janë identike me ato Spartane. Nënat spartane kur  i dërgonin djemtë e tyre nëpër beteja i porositnin:”OSE ME KËTË SHPATË KTHEHU KRENAR OSE MOS U KTHE NQOFTËSE DEL HUMBËS NË BETEJË”.

-Edhe nënat shqiptare i dhanë shumë kombit të vetë , i dhanë djemtë më të mirë, për të qenë të lirë dhe të barabartë në shtetin e tyre. Tani është momenti ta shijojmë këtë Liri dhe Barazi, me palën tjetër që sillet si tutor kundër shqiptarëve. Tani është momenti ti themi të keqes stop. Tani është momenti ta çojmë në vend amanetin e të parëve tanë se shqiptarët duan barazi dhe liri të plotë. Askund në botë nuk ka barazi dhe liri me përqindje, kjo ka ndodhë vetëm me ne shqiptarët e Maqedonisë.

– Prandaj sot nënat shqiptare me bijtë e tyre më të mirë,  janë ngritur të gjithë në këmbë dhe kërkojnë liri dhe barazi djemtë e tyre, që kanë luftuar den baba den kundër armikut, në trojet e tyre.

-Sot  është moment që me laps në tavolinë ti marrim ato të drejta që na kanë vjedhur maqedonasit nga viti 1945 deri  më sot.  Tani është momenti ta çojmë në vend amanetin e Lokeve shqiptare se  ky vend ka burra.

-Prandaj çdo lëvizje kundër vullnetit të popullit shqiptarë do tu mallkojë nëna shqiptare më keq se ajo spartiane.

– Prandaj o sot o kurrë, është momenti historik të  barazohemi me ata që na kanë vjedhur lumturinë e rinisë shqiptare në vendin tonë. Prandaj sot është momenti ti themi stop të keqes.  Tani është koha të ecim drejt dhe me krenari kombëtare nqoftëse e  rrëzojmë këtë regjim anti shqiptar. Kjo e keqe ka emër dhe mbiemër dhe  quhet VMRO.

-Prandaj nënat shqiptare identike si ato Spartiane; kanë një porosi ose me fitore, ose shkoni nëpër “shtëpizat”tuja,  se nuk keni më të drejtë morale ta udhëheqin këtë popull të vuajtur e të përvuajtur, që ka dhënë gjithçka prej vetes, duke pritur një ditë më të mirë që quhet liri dhe barazi.

Go to top