Mish viçi me jahni

Përbërësit e kësaj recete:

 

  • 1-1/2 kg mish viçi pjesa e shpatullës (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
  • 2 qepë mesatare të grira hollë
  • 3 lugë supe vaj ulliri
  • 3 gjethe dafine
  • 100 ml verë
  • 1 kuti domate konservë të grira
  • 1-2 lugë supe pelte domate
  • 1 dru kanellë
  • 200 ml ujë
  • kripë, piper

 

Përgatitja e mishit:

Fshijmë mirë copat e mishit me letër kuzhine. S’duhet të kenë fare lëngje. Në një tenxhere, mundësisht të gjerë nxehim vajin në zjarr të fortë e skuqim mishin nga të tëra anët, për 8-10 minuta. E heqim mishin dhe vëmë në tenxhere qepën sa të fishket për 2-3 minuta. E hedhim mishin përsëri në tenxhere dhe e lëmë për 1minutë, pastaj e shuajmë me verë. E lëmë gjersa të avullojë vera.

 

Përgatitja e salcës:

Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin dhe sapo të marrë valë, e ulim zjarrin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ulët për 1.5-2 orë, gjersa mishi të bëhet i butë. Brenda 1 ore që zien mishi, hedhim kripën e piperin dhe e korrigjojmë n.q.s nevojitet.

 

Servirja:

Në pjatancë, ose në pjata, e ngrohtë me oriz, ose pure patate ose patate të skuqura.

Go to top