Pulë e mbushur me fruta dhe gështenja

Për pulën nevojiten:

 

1 pulë
5 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë kafeje rigon Lëkura e grirë e
1 limoni

 

Për mbushjen nevojiten:

2 lugë gjelle gjalpë 1 qepë e prerë hollë 2 degë seleni të prera hollë 1 mollë e pastruar nga lëkura dhe e prerë në kubikë të vegjël 6 kumbulla të thata pa bërthamë Lëng dhe lëkurë e grirë e 1 portokalli 6 kajsi të thata pa bërthamë 10 gështenja të ziera e të pastruara 1 ½ verë e kuqe e ëmbël 5 feta buke tosti Kripë e piper

 

Përgatitja:

Në fillim, përgatisni mbushjen: tretni gjalpin dhe kaurdisni në të qepën, selenin dhe mollët. Në vazhdim, shtoni lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit si dhe gjysmë filxhan çaji verë. Rregullojeni masën me kripë e piper dhe lëreni të ziejë për 7-8 minuta. Prisni hollë frutat e thata dhe gështenjat. Pritini fetat e bukës në kubikë të vegjël. Hidhini në tenxhere, përziejeni mirë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni mbushjen të ftohet. Në vazhdim, përgatitni pulën. Përzieni mustardën me gjalpin, lëkurën e grirë të limonit dhe rigonin. Rregullojeni pulën me kripë e piper. Ngrini lehtë lëkurën nga ana e barkut dhe shtroni përzierjen e gjalpit dhe mustardës ndërmjet lëkurës dhe mishit, duke u përpjekur që të mbuloni gjithë sipërfaqen nga gjoksi deri te kofshët. Vendosni mbushjen në barkun e pulës dhe nëse ju tepron pak, vendoseni në tepsi rreth e përqark pulës. Spërkateni pulën me verën e mbetur, shtoni 1 filxhan çaji ujë dhe piqeni në furrë me temperaturë 200°Celsius për rreth 1 ½ orë, duke e kthyer nga të gjitha anët që të piqet në mënyrë homogjene.

Go to top