Recetë për mëngjes vikendi: Llokuma

Llokumat janë gatim nga brumi i cili gatuhet në shtëpitë tona që nga kohët e meherëshme gjër më sot.

 

Përbërësit:

miell

2 gota jogurt

gjysmë gote qumësht

3 vezë

1 lugë çaji sodë buke

2 lugë çaji krip

4 lugë ujë mineral

* Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta.

Udhëzimet

Brumin e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë. Pastaj e shtrijmë me tëhollues në një petë të trashë afër 1 cm dhe e presim në katrorë. Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë në tigan dhe i fërgojmë në zjarrë të ulët gjër sa të skuqen. Llokumat e nxehtë i servojmë me djath, gjem ,mjaltë etj.

More in this category:

Go to top