Receta për iftar: Role viçi me djathë

Përbërësit:

 

* 12 feta mishi viçi shumë të holla

* 200 g djathë dhie i freskët

* një tufë majdanoz

* disa gjethe borziloku

* 1 thelb hudhër

* vaj ulliri, gjalpë

* kripë, piper, sipas nevojës

 

Përgatitja:

1. Majdanozin dhe borzilokun të larë e të tharë. I grijmë imët me dorë dhe më pas i përziejmë me pirun me djathin.

2. Çdo fetë mishi e rrahim me rrahësin e mishit për t’i bërë sa më të holla. Mbushim secilën fetë me pak djathë, i rrotullojmë si role duke i mbyllur me një kruajtëse dhëmbësh.

3. Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë, skuqim hudhrën, të cilën më pas e heqim kur të ketë marrë ngjyrë. Vëmë tani roletë e mishit dhe këto i skuqim me flakë jo shumë të lartë duke I rrotulluar nga të gjitha anët.

I rregullojmë për kripë e piper dhe i shërbejmë menjëherë me salcën që është krijuar gjatë skuqjes së tyre dhe me pak sallatë jeshile sipas dëshirës.

Go to top