Receta për iftar: Pite me spinaq

Pitja me spinaq është ushqim i preferuar tek ne.

Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në tryezat tona.

Pitja me spinaq është ushqim i preferuar tek ne. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në tryezat tona.

Përbërësit:

1. Brumi:

1 kg miell

500ml ujë (dy gota e gjysmë)

200g. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të përziera)

1 lugë (gjelleje) kripë

2. Yçi (mbushje):

1kg spanaq

100g djath

5 lugë (gjelleje) kos

1 vezë

2-4 qepë

1 lugë (gjelleje) kripë

Udhëzimet:

Ujit me kripë ia shtojmë miellin (së pari afër 600 gr, pastaj duke i shtuar nga pak derisa të fitojmë brum homogjen, (mesatarisht i fortë).

Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vezës, i ngjeshim një nga një kuleçtë dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min, shkruan portali.alb. Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me tëhollues.

Petët i rreshtojmë një mbi një duke i lyerme vaj,  i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë.

Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë brendësinë (përzierjen e spinaqit të grirë  dhe kryposur, djathin, vezën, kosin dhe si pas dëshirës qepët).

Katmerin tjetër e qesim sipër spinaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe piten e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë.

Pitja pjekët për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

Go to top