Receta: Karkaleca me ragu fasulesh

Përbërësit:


▪ 120 gr karkaleca
▪ 60 gr fasule
▪ 50 ml verë
▪ 1 karotë
▪ lëng perimesh
▪ 1 qepë
▪ 1 selino
▪ lëngu i një gjysmë limoni

Përgatitja:

Raguja përgatitet paraprakisht me kombinim selinoje, qepë dhe karotë duke i skuqur në tigan dhe duke i shtuar fasulet e ziera më parë së bashku me lëngun e perimeve.

Karkalecat fërgohen në tigan me lëng limoni, verë të bardhë dhe erëza të freskëta dhe i lëmë në flakë të shpejtë për dy minuta.

Serviren fasulet duke vendosur karkalecat sipër.

Go to top