Receta për iftar: Tavë Elbasani (Foto) elbasan

Përbërësit:

 

– 500 gr mish

– 2 lugë gjelle gjalpë

– 2 kokrra vezë

– 3 gota uji kos

– 2 lugë gjelle miell

– 1 lugë gjelle oriz

– Kripë.

Përgatitja:

1. Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet.

2. Po të jetë me mish qengji, ai piqet drejtpërdrejtë, ndërsa me mish dashi zihet më parë.

3. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent.

4. Pasi të piqet hiqet nga furra.

5. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salcë e trashë.

6. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë.

7.  Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.

8. Në qoftë se përdoret mish dashi, ai më parë duhet të ziejë 10-15 minuta, para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz.

9. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.

10. Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët.

11. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. /KuzhinaShqiptare/

Go to top