Receta për supë të ftohtë me avokado

Përbërësit:

1 avokado

1 kastravec

1 qepë

1 thelpi hudhër

2 lgj vaj ulliri

200 ml lëng perimesh

150 gr salcë kosi

1 lgj lëng limoni

1 lk sheqer

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht grijmë qepën shumë imët dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën me dy lugë vaj ulliri.

Më pas e largojmë tiganin nga zjarri duke shuar pak lëng perimesh të ftohtë. Presim avokadon dhe kastravecin në copëza dhe i vendosim në një blender duke shtuar qepën dhe lëng perimesh, salcën e kosit, pak lëng limoni, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe një majë luge sheqer.

E kalojmë në blender derisa supa të bëhet krem dhe e servim të ftohtë.

Go to top