Brokoli fsheh sekretin e rinisë? Studimet zbulojnë diçka interesante

Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm.

Një nga studiuesit, Shin-ichiro Imai, është shpresëplotë për enzimën që ka rezultate të ngjashme edhe për njerëzit. “Derisa qelizat e njeriut mbështeten në të njëjtin proces riprodhimi të energjisë, shpresojmë se kjo mund të përkthehet në një metodë që ndihmon njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm se mosha që kanë” – tha ai.

Nëse është ky rasti, kjo do të thotë se konsumimi i vazhdueshëm i brokolit, por edhe i perimeve të tjera, mund të vonojë sëmundjet apo problemet e tjera shëndetësore që vijnë me kalimin e moshës.

Gjyshet kanë pasur gjithmonë të drejtë kur thoshin për konsumin e sa më shumë perimeve.

Go to top