JA ÇFARË JU NDODHË NËSE PINI KAFE ESPRESO!

Espreso do t’ju japë energji të tillë e cila do t’ju nevojitet që ta përballoni më lehtë ditën, mirëpo ajo ju sjell edhe një sërë përparësish, të cilat nuk i keni ditur deri tani.

Ja lista e gjërave të shkëlqyeshme të kafes espreso për shëndetin tuaj:

1. Përmirëson kujtesën në afat të gjatë

Ju nevojitet doza e përshtatshme e kafeinës për të përmirësuar memorien tuaj në afat të gjatë. Doza e tillë është dy kafe në ditë, kjo shkencërisht është vërtetuar, transmeton Telegrafi.

2. Rrit përqendrimin

Kafeina zvogëlon simptomat e lodhjes, por njëkohësisht përmirëson kujdesin dhe vigjilencën. Efekt të këtillë kafeina ka për shkak të reaksioneve neuro-kimike. Espreso mban përqendrim më të madh të dopaminës, posaçërisht në qendrat e trurit që kanë të bëjnë me kujdesin. Natyrisht, nuk bën të teprohet, sepse atëherë do të ketë efekt të kundërt.

3. Ju ndihmon të humbni peshë trupore

Espreso, në krahasim me llojet e kafeve të tjera, ka pak kalori – përmban vetëm tri kalori për një gram. Gjithashtu, ju ndihmon që ushtrimet t’i bëni më lehtë, ju jep dëshirë që të jeni më aktiv dhe të ndieni më pak dhembje gjatë ushtrimeve dhe për këtë arsye do të humbni tepricën e kilogramëve në mënyrën më të lehtë.

4. Zvogëlon rrezikun nga infarkti

Vetëm një filxhan kafe në ditë zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër për 25 për qind. Ky është efekti antioksidant i kafes.

5. Zvogëlon rrezikun nga diabeti

Nëse dëshironi të kujdeseni për ushqimin tuaj dhe të jeni fizikisht aktiv, espreso do t’ju ndihmojë që të zvogëloni mundësinë e sëmurjes nga sheqeri për 11 për qind. E pra, nëse jeni i varur nga kafja espreso, ky është lajmi ideal për ju.

Go to top