Kolesterol dhe presion i lartë i gjakut? Ky ilaç natyral është më i mirë se çdo alternativë tjetër!

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak është si rezultat i një diete shumë të pasur me yndyra, e ndërsa në disa njerëz kjo ndodh për shkak të gjenetikës.

Nëse ndonjë pjesëtar i familjes e ka këtë problem shëndetësor, është shumë e rëndësishme që të kontrolloni nivelet tuaja të kolesterolit, për t’i mbajtur ato në një nivel të shëndetshëm përpara se të keni ndonjë problem. Një mënyrë efektive për kurimin e kolesterolit është dhe një recetë natyrale, e cila mund të përgatitet në kushte shtëpie.

Për shekuj me radhë kjo recetë është përdorur si një zgjidhje e mahnitshme natyrore, e cila do të rrisë sistemin tuaj imunitar, do të zvogëlojë nivelin e kolesterolit si dhe do të rregullojë presionin e gjakut.

Përbërësit e nevojshëm:

1 copë organike xhenxhefill

1 lugë gjelle uthull molle

1 hudhër organike

1 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në grirës dhe përzieni masën e përfituar për 1 minutë. E mbani përzierjen në frigorifer 5 ditë para konsumimit. Këshillohet të konsumohet një herë në ditë, (pas vaktit të drekës) gjithashtu e kombinuar me një dietë të rregullt pa e tepruar me yndyrnat apo ushqimet e rënda. Përpara përdorimit, ashtu si për çdo recetë tjetër duhet të konsultoheni me mjekun!

Kini parasysh që duhet të qëndroni fizikisht aktiv. Aktiviteti fizik rrit nivelet e HDL-së dhe ju ndihmon në humbjen e peshës si dhe në reduktimin e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Mundohuni të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë.

Go to top