Keni dëgjuar ndonjëherë për Vitaminën P?

Keni dëgjuar ndonjëherë për Vitaminën P? Sado e pazakontë të tingëllojë, kjo vitaminë është në fakt një grupim flavonoidësh, të cilët në vetvete janë pigmente natyralë që prodhojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe ose vjollcë e blu tek bimët.

Së bashku me ngjyrat, këto pigmente i japin bimëve mbrojtje kundër insekteve, mykut dhe mikrobeve.

Flavonoidët gjithashtu janë thelbësorë në betejën kundër sëmundjeve kardiovaskualre. Zakonisht, flavonoidët gjenden në shumë bimë, por ato i gjejmë me tepricë në ushqimet shumëngjyrëshe.

Frutat me ngjyra të ndezura Duhet të dini që frutat me ngjyra të ndezura janë të mbushura me flavonoidë. Qershitë e kuqe janë të pasura me kuercetinë, e cila është pjesë e kategorisë së flavonoidëve. Agrumet kanë gjithashtu doza të larta flavonoidësh. Qitroja përmban flavonoidin naringenin ndërsa limoni dhe portokalli përmbajnë sasi të larta të flavonoidëve eriodictyol dhe hesperetin. Boronicat dhe manaferrat e freskëta kanë gjithashtu sasi të mëdha të flavonoidëve catechin dhe epicatechin. Rrushi i kuq dhe rrushi i zi janë gjithashtu burim i pasur flavonoidësh siç janë kuercitina dhe catechina.   Perimet e freskëta Shumica e perimeve të freskëta, veçanërisht ato me ngjyra intensive janë të pasura me flavonoidë. Domatet e kuqe dhe specat jeshilë përmbajnë flavonoidë si kuercetina dhe luteolini. Lakra e kuqe është e pasur me flavonoidin kuercetinë. Kale dhe spinaqi kanë me bollëk flavonoiding kaempferol. Q epa e kuqe përmban gjithashtu një sërë flavonoidësh që janë të nevojshëm për mbrojtjen e organizmit.

Barishtet dhe erëzat Nëse jeni të apasionuar pas barishteve dhe erëzave atëherë duhet të dini që ato janë të pasura me vitaminë P dhe për më tepër, i bëjnë gatimet tona më të shijshme. Korianderi për shembull është i pasur me flavonolin kuercetinë. Rigoni i freskët, shërbela dhe trumza përmbajnë flavonolët luteolin dhe apigeninë. Majdanozi përmban katër lloje flavonoidësh të rëndësishëm. Kopra e freskët përmban sasi të mëdha të dy llojeve flavonoidësh siç janë kaempferoli dhe isorhamnetin.

Lëngjet e frutave Pigmentet e rëndësishme që përmbajnë vitaminën P i gjejmë edhe tek disa lloje pijesh të përgatitura nga frutat e freskëta. Lëngu i frutave të pyllit është një burim i shkëlqyer i flavonoidëve të njohura si kuercitina, hesperitina, naringenina, eriodictyoli dhe catechina. Vera e kuqe është e pasur me catechinë dhe përmban flavonolët e fuqishëm që gjendet tek rrushi. Çajrat – ai i gjelbri dhe i ziu- përmbajnë tre llojë flavonoidësh. Dashamirësit e çokollatës duhet të mbajnë mend që çokollata e zezë është shumë e pasur me flavonoidin catechinë, një nga më të rëndësishmit në grupin e vitaminës P.

Go to top