Lëng qepe për të kontrolluar rënien e flokëve

Lëngu i qepës është një nga mjetet natyrore që falë efikasitetit të tij është në gjendje të kontrollojë këtë sëmundje.

Vetitë e qepës pengojnë rënien e flokëve dhe në të njëjtën kohë luftojnë çrregullime të tjera të tilla si zbokthi, natyrën e infeksioneve mikotike dhe thatësinë.

Si ta përgatisni lëngun e qepës për të luftuar rënien e flokëve?
Përdorimi i qepës në flokë është i sigurt, pasi nuk ka efekte anësore dhe nuk përfshin kimikate. Kjo është një formulë 100% natyrale që ju mund ta përdorni të paktën disa herë në javë, për të nxitur rritjen e flokëve dhe për t’u dhënë atyre volum.

Përbërësit: 3 qepë
Mjetet: një blender ose një shtrydhëse frutash e perimesh
Çfarë duhet të bëni?

Qëroni numrin e kërkuar të qepëve, në këtë rast 3, i prisni ato dhe e i vendosni në një blender.
Pa pasur nevojë të shtoni ujë ose përbërës të tjerë, i përpunoni mirë për të marrë një lëng.
Edhe pse lëngu i qepës mund të aplikohet ashtu siç është, më mirë ta përzieni atë me pak mjaltë, për të reduktuar erën e qepës dhe për të përmirësimin efektin.
Çfarë ju duhet:

¼ e kupës me lëng qepe (62 ml)
2 lugë mjaltë (50g)
Përzieni dy lugët e mjaltit me lëngun e qepës, duke u siguruar që të merrni një përzierje shumë homogjene.

Aplikimi:

Për të përdorur këtë maskë, ju mund të filloni me 15 minuta në ditë.
Lagni flokët dhe aplikoni produktin me një masazh të lehtë, duke mbuluar të gjithë flokët.
E lini të veprojë për 10 minuta dhe pastaj i lani me shampon tuaj të zakonshme.
Një tjetër alternativë është që ta lini këtë ilaç gjithë natën, duke e mbuluar kokën me një kapuç dushi dhe ta lani në mëngjes.
Për të marrë rezultate të kënaqshme, është thelbësore ta aplikoni këtë produkt të paktën dy herë në javë.
Megjithatë, është mirë nëse përdoret çdo ditë për dy muaj me radhë.

Go to top