Arsyeja pse na duhet gjumi

Të gjithë e kemi të nevojshëm gjumin. Në fakt, 1/3 e jetës sonë e kalojmë në gjumë.

Shkencëtarët gjithmonë janë munduar të zbulojnë se çfarë ndodh gjatë kësaj kohe dhe duket se e kanë gjetur më në fund.

Një studim i ri ka treguar se gjumi duhet për të rindezur lidhjet e kujtesës së trurit, duke bërë që në mëngjes ai të jetë i freskët dhe të ketë vend për kujtime të tjera.

Në fund të ditës, lidhjet janë të tendosura dhe të lodhura nga imazhet, bisedat dhe faktet. Gjumi ndihmon në çlodhjen e tyre dhe i bën gati për të marrë informacione të tjera.

Studimi është kryer nga psikiatri Christoph Nissen, i Universitetit të Frajburgut.

Go to top