Të dashurën e Shpatit nuk e lejnë rahat ish femrat e tij

Njihemi që një vit me Shpatin, ka thënë Qëndresa Dulaj lidhur me të dashurin e saj Shpat Kasapin.

Fillimisht kemi qenë vetëm shokë e miq thot ajo e më pas shoqërimi ka kaluar në lidhje dashurie.

 Qëndresa Dulaj që jeton në Lozanë të Zvicrrës është një bukuroshe 24 vjeçare e cila ka pasur në disa raste kërkesa për të konkuruar për miss në atë rajon, por ajo nuk ka marrë pjesë asnjë herë në spektakle të tilla.

Lidhja e tyre është bërë publike në të gjitha portalet elektronike dhe ajo po vazhdon të mbetet ashtu sipas Qëndresës e cila u shpreh për revistën Kosovarja.

“Ka shumë femra që nga xhelozia po i shkruajnë Shpatit kundër meje por edhe mua kundër Shpatit,duke thënë se si ai ka shumë femra” është shprehur ajo.

Duke folur për këtë lidhje, Qëndres  Dulaj i ka thënë revistës Kosovarja ,se çka do që flasin dhe sado që xhelozojnë nga të dyja anët ,ata duhen dhe lidhja e tyre do të vazhdojë.

Go to top